Senati i Francës e ka miratuar një projektligj për ta futur në Kushtetutë të drejtën e grave për abort.
Në Kushtetutën e saj do të shkruhej “liria e garantuar” e grave për të zgjedhur abortimin, nëse projektligji miratohet nga ligjvënësit në një seancë të përbashkët në Parlamentin francez të hënën.
“Votimi është historik... u thotë të gjithë atyre që s’e dinë ende se gratë në vendin tonë janë të lira... dhe deri në çfarë pike jemi të lidhur me lirinë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, raportoi Guardian.
Në vitin 2022, Parlamenti francez votoi pro zgjatjes së limitit ligjor për ndërprerjen e shtatzënisë nga 12 në 14 javë.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca e bën abortin të drejtë kushtetuese
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Parlamenti francez voton pro legalizimit të vdekjes së asistuar
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Parlamenti i Italisë miraton ligjin që dënon vrasësit e grave me burgim të përjetshëm