Radhët e gjata u formuan në Kabul të martën para bankave të mbyllura që nga rënia e kryeqytetit, ndërsa njerëzit përpiqeshin të merrnin para për të paguar për ushqime gjithnjë e më të shtrenjta.
Kishte një përzierje triumfi dhe gëzimi në njërën anë, ndërsa talebanët festonin fitoren e tyre dhe frikë nga ana tjetër.
"Unë duhej të shkoja në bankë me nënën time, por kur shkova, talebanët po rrihnin gratë me shkopinj", tha një grua 22-vjeçare, e cila foli në kushte anonimiteti, sepse kishte frikë për sigurinë e saj.
Ajo tha se sulmi ndodhi midis një turme jashtë një dege të “Bankës Azizi” pranë hotelit Kabul Star në qendër të kryeqytetit.
"Është hera e parë që kam parë diçka të tillë dhe me të vërtetë më frikësoi”. \ Ap