Në një luftë me Iranin, presidenti Donald Trump është duke shqyrtuar gjithnjë e më shumë opsione për të gjetur zgjidhje për krizën në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka kaluar nga thirrjet për të siguruar hapjen e kësaj rruge ujore përmes mjeteve diplomatike, te heqja e sanksioneve dhe tani ka përshkallëzuar deri në një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj infrastrukturës civile në Republikën Islamike, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi dhe aleatët e tij këmbëngulin se kanë qenë gjithmonë të përgatitur që Irani mund të bllokojë këtë ngushticë, megjithatë strategjia e paqëndrueshme e presidentit republikan ka nxitur kritika se ai po kërkon me dëshpërim zgjidhje pasi hyri në luftë pa një plan të qartë daljeje. Të shtunën ishin përpjekjet e fundit të tij, përmes një ultimatumi ndaj Iranit: “ Nëse nuk e hapni ngushticën brenda 48 orësh, Shtetet e Bashkuara do t’i shkatërrojnë termocentralet e vendit”.
Këshilltarët e Trumpit e mbrojtën kërcënimin si një taktikë të ashpër për ta detyruar Iranin të nënshtrohet. Kundërshtarët e përshkruan atë si dështim, duke deklaruar që Trumpi ka gabuar në llogaritjen e asaj që do të nevojitej për të dalë nga një ngërç gjeopolitik.
“Trumpi nuk ka asnjë plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ndaj po kërcënon të sulmojë termocentralet civile të Iranit,” tha senatori Ed Markey, duke shtuar se sulmi ndaj infrastrukturës civile do të përbënte “krim lufte”.
“Ai e ka humbur kontrollin e luftës dhe po bën panik,” tha senatori Chris Murphy, demokrat nga Connecticut, duke reaguar ndaj postimit të Trumpit.
Trumpi dhe diplomacia
Trumpi provoi një zgjidhje diplomatike fundjavën e kaluar, kur bëri thirrje për një koalicion të ri ndërkombëtar që të dërgojë anije luftarake në ngushticë.
Aleatët e refuzuan. Trumpi më pas tha se SHBA-ja mund të menaxhojë vetë situatën. Të premten ai tha se vendet e tjera duhet të marrin përgjegjësinë, ndërsa SHBA-ja mendon të tërhiqet. Disa orë më vonë ai la të kuptohet se rruga ujore do të “hapet vetëvetiu”.
“Nuk mund të largohesh papritur pasi e ke krijuar situatën dhe të presësh që të tjerët ta marrin përsipër”, tha senatori Thom Tillis, republikan nga Karolina e Veriut.
Departamenti i Thesarit i Trumpit bëri të premten përpjekjen e fundit për të kontrolluar rritjen e çmimeve të karburantit, duke hequr sanksionet ndaj një pjese të naftës iraniane për herë të parë pas dekadash. Kjo uli një pjesë të presionit që Washingtoni zakonisht e përdor si mjet ndikimi ndaj Teheranit.
Qëllimi ishte të hidhen miliona fuçi më shumë naftë në tregun global. Megjithatë, nuk është e qartë sa ndikim do të ketë kjo në uljen e çmimeve në pompë apo si mund të pengojë administrata që Irani të përfitojë nga shitjet e reja.
Administrata më herët kishte hequr përkohësisht sanksionet edhe për një pjesë të naftës ruse.