Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë Veriore në epiqendër të votimeve presidenciale

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut konsiderohet si testi kyç për mbijetesën e Qeverisë së qendrës së majtë në një shoqëri thellësisht të ndarë shkaku i ndryshimit të emrit të shtetit për përfundimin e përplasjes disadekadëshe me Greqinë fqinje.

Ndryshimi i emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, në kuadër të një ujdie që i hapi rrugë shtetit të vogël ballkanik drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka qenë temë kryesore e fushatës zgjedhore, me ç’rast njëri prej dy kandidatëve kryesorë u zotua që ta sfidojë marrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre profesorë universitarë të drejtësisë, përfshirë njërin nga komuniteti i shqiptarëve, po kandidojnë për postin kryesisht ceremonial.

Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje qershorin e shkuar që ish-Republika jugosllave të ndryshojë emërtimin në këmbim të tërheqjes së kundërshtimit të Greqisë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Dy shtetet fqinje kanë pasur përplasje të thella rreth çështjes qysh se vendi e shpalli pavarësinë në fillim të viteve ’90 – Greqia pretendoi se përdorimi i termit “Maqedoni” nënkuptonte pretendim territorial në krahinën e saj veriore me të njëjtin emër dhe uzurpim të kulturës dhe trashëgimisë së saj të lashtë.

Marrëveshja ka nxitur kundërshtime të ashpra në të dy vendet, me ç’rast kritikët i akuzuan qeveritë respektive për lëshime të tepërta ndaj njëra-tjetrës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)