Maqedonia e Veriut e ka njoftuar protokollin e Kombeve të Bashkuara dhe vendet anëtare për ndryshimin e emrit të vendit, ka njoftuar ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Siç bëhet e ditur, njoftimi për ndryshimin e emrit është dërguar edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018. Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre.
Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni.
Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e negociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
-
Greqia pretendon se Maqedonia e Veriut e ka shkelur marrëveshjen historike për emrin
-
Trump mirëpret Maqedoninë e Veriut në NATO
-
Ndryshimi i emrit të Maqedonisë Veriore në epiqendër të votimeve presidenciale
-
Emri i Maqedonisë së Veriut arrin në zyrat e OKB-së, së shpejti zyrtarizohet
-
Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi – në qershor nisin negociatat për anëtarësim në BE