Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndryshimet klimatike, Peruja ka humbur më shumë se gjysmën e rezervave ujore

Peruja ka humbur 56 për qind të akullnajave të saj tropikale në gjashtë dekadat e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një inventari të ri qeveritar të publikuar të enjten, shkruan CNN.

Peruja mban 68 për qind të akullnajave tropikale të botës dhe temperaturat e ngrohta kanë çuar në shkrirjen dhe krijimin e lagunave të reja malore që rrezikojnë të vërshohen dhe përmbyten, ka thënë Instituti Kombëtar i Kërkimit të Akullnajave Malore dhe Ekosistemeve.

Raporti përdor imazhe satelitore deri në vitin 2020 dhe tregon se 2.084 akullnajat mbulojnë 1.050 kilometra katrorë në Peru, krahasuar me 2.399 kilometra katrorë akull dhe borë më 1962.

“Në katër vjet, nga 2016 deri më 2020 ne kemi humbur pothuajse 6 për qind të këtyre akullnajave malore të larta”, ka thënë Beatriz Fuentealba, drejtoresha e institutit, nga rajoni Ancash ku shumë akullnaja janë zhdukur.

Sipas inventarit, në katër vjetët e fundit janë formuar ose janë në proces formimi 164 laguna, duke e çuar numrin e lagunave akullnajore në 8466, duke mbuluar rreth 1081 kilometra katrorë.

Pothuajse 20 milionë peruanë përfitojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga uji që zbret nga akullnajat, sipas raportit.