Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brenda 10 vjetësh nuk do të ketë akullnaja në Pirineje

Akullnajat e mbetura në Pirineje do të shkrihen në dhjetë vjetët e ardhshëm si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ky është paralajmërimi i shkencëtarëve spanjollë, të cilët kanë parë shkrirje të shpejtë të akullit në majat më të larta të Pirinejeve.

Vargmalet e Pirinejeve, të cilat shënojnë kufirin natyror mes Spanjës dhe Francës, kanë përjetuar shkrirjen e 28 glacialeve që prej vitit 1984.

Shkencëtarët nga Instituti i Ekologjisë së Pirinejeve, kanë thënë se 17 akullnajat e mbetura kanë humbur 2 metra të trashësisë vetëm gjatë vitit të kaluar kur bota përjetoi temperaturat rekorde të nxehtësisë.

Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë shkrirje, sidomos ngritjen e temperaturës për 1.5 gradë Celsius në rajonin e Pirinejeve që prej shekullit XIX.

Juan Ignacio Lopez Moreno, hulumtues i glacialeve në Pirineje thotë se është një situatë dramatike në vargmalet mes Francës dhe Spanjës.

“Në vitin 1984 në një studim thuhej se ishin 45 glaciale në Pirineje. Tani kanë mbetur vetëm 17. Sivjet, kemi hequr edhe katër nga lista dhe me laps kemi nënvizuar pesë të tjera. Vitin e ardhshëm duhet të shohim nëse mund t’i quajmë glaciale. Gjithashtu në vitin 1984 thuhej se ishin rreth 800 hektarë akull glacial në Pirineje. Tani kemi vetëm 160”, ka thënë Lopez Moreno, hulumtues i glacialeve.

Edhe Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike Kuriozitet Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike

Thellësia e borës ka nisur të matet që prej viteve ’80. Tregon shkrirje të madhe, sidomos në pranverë në lartësinë mbi 2 mijë metra.

Për të analizuar humbjen e përvitshme të akullit, shkencëtarët përdorin pamjet me rezolucion të lartë nga sateliti dhe ato që i kanë shkrepur gjatë fluturimeve mbi akullnaja. Ato i krahasojnë me të dhënat e siguruara nga vizitat në male dhe me modelet tredimensionale që janë krijuar gjatë verës së kaluar me ndihmën e dronëve.

Vera e vitit 2022 ishte me temperatura rekorde në Gadishullin Iberik. Shkencëtarët thonë se kjo ka rezultuar me humbjen e akullit deri në pesë metra në disa pjesë të glacialeve.

Në glacialet më të vogla, akulli në shumë raste ka mbetur vetëm në hijen e kreshtave që janë gdhendur nga erozioni ndër shekuj.

“Nuk është ekzagjerim të themi se po përballemi me situatë ekstreme. Glacialet në Pirineje janë në jugun e thellë të Evropës. Kanë qenë cak i klimës ekstreme për një kohë dhe tani po arrijnë limitet. Ngritja e temperaturave sidomos në dy-tre dekadat e fundit i ka vendosur ato në ambient në të cilin nuk mund të mbijetojnë. Nuk po gjenerojnë akull të ri dhe akulli ekzistues po shkrihet”, ka thënë Lopez Moreno.

Në korrikun e vitit 2022, një copë e madhe e akullit në alpet italiane ra në pjesën e njohur për alpinizëm, duke lënë të vdekur së paku shtatë persona.

Ekspertët në Itali kanë vlerësuar se glacialet në Dolomite akulli nuk do të ekzistojë në 25-30 vjetët e ardhshëm.

Edhe Akullnaja Marmolada e Italisë mund të zhduket deri në vitin 2040, thonë ekspertët Lifestyle Akullnaja Marmolada e Italisë mund të zhduket deri në vitin 2040, thonë ekspertët

Mirëpo Lopez Moreno thotë se për shkak se janë më të vogla, glacialet në Pirineje nuk përballen me këtë kërcënim.

Shumica e glacialeve kanë nevojë për të paktën një të katërtën e sipërfaqes së tyre me temperaturë mesatare vjetore nën 0 gradë Celsius, e njohur si “izotermi zero”.

Por teksa ngrohja globale rritet, izotermi zero në Pirenej është tani në mbi 3000 metra lartësi dhe vazhdon të rritet.

Si pasojë, këto akullnaja nuk po prodhojnë akull të ri dhe bora që bie gjatë muajve të dimrit shkrihet gjatë verës.

Kjo do të thotë se akullnajat e mbetura në Pirineje mund të zhduken brenda vetëm disa viteve.

“Jemi shumë vonë për të shpëtuar akullin në Pirineje. Kur matim trashësinë e akullit kemi maksimum 20 deri në 40 metra. Çdo vit kemi vërejtur humbje të akullit deri në 2 metra. Verën e kaluar kemi humbur pesë metra. Kjo do të thotë se me dy verëra si të vitit 2022, nuk do të ketë më glaciale. Para disa vjetësh kur pyesnim për kohën, thoshim se nuk do të shkrihen brenda 50 vjetësh. Por tani mendojmë se brenda 10 vjetësh nuk do të ketë akull në Pirineje”, ka shtuar hulumtuesi Lopez Moreno.

Edhe Ndryshimet klimatike, Peruja ka humbur më shumë se gjysmën e rezervave ujore Botë Ndryshimet klimatike, Peruja ka humbur më shumë se gjysmën e rezervave ujore

Epoka e Vogël e Akullit, e cila ndodhi mes shekujve 14 dhe 19, është faza e fundit e përparimit global për shumicën e glacialeve malore në mbarë botën.

Që atëherë, rënia e masës së akullit ka qenë pothuajse e vazhdueshme, e ndërprerë vetëm nga periudha të shkurtra stabilizimi, e ndjekur nga shkrirja e përshpejtuar e akullnajave.

Image