Dëmtimi i infrastrukturës së transportit të Ukrainës nga trupat ruse ka paraqitur një "sfidë të theksuar" për ata që dërgojnë ndihma humanitare në disa pjesë të veriut, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, të shtunën, raportoi BBC.
Trupat ruse thuhet se kanë shkatërruar ura, kanë përdorur mina tokësore dhe kanë braktisur automjetet përgjatë rrugëve kryesore teksa janë tërhequr nga rajoni verior.
Në qytetin e Chernihivit kalimet e lumenjve u shkatërruan - duke lënë pas vetëm një urë këmbësore në qytet, e cila dikur ishte shtëpia e 285,000 njerëzve.
Moska kërcënoi me sulme të reja me raketa në Kiev, ku autoritetet thanë se trupat e më shumë se 900 civilëve u gjetën jashtë kryeqytetit, ndërsa trupat ruse janë duke u grumbulluar në lindje të Ukrainës.