Rusia ka bërë të ditur se nuk mund ta garantojë sigurinë e aeroplanëve turq mbi Siri, pasi që Turqia i ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë sirianë dhe ka goditur një aeroport ushtarak, përleshje këto të radhës që e kanë sjellur Moskën dhe Ankaranë buzë një konfrontimi direkt.
Damasku ka bërë të ditur të hënën se do ta mbyllë hapësirën ajrore siriane mbi rajonin e Idlibit, territori i fundit sirian nën kontrollin e rebelëve, ku luftimet kanë përshkallëzuar teksa forcat qeveritare të mbështetura prej Rusisë po mundohen t’i dëbojnë drejt Turqisë luftëtarët opozitarë, raporton Reuters, transmeton Koha.net
Kremlini ka thënë se Turqia duhet ta ketë parasysh paralajmërimin e lëshuar gjatë natës së të dielës prej Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sipas së cilës aeroplanët turq mund të vihen në rrezik mbi Idlib.
-
Turqia rrëzon edhe një aeroplan sirian, rrezikon konflikt direkt me Rusinë
-
Turqia rrëzon dy aeroplanë sirianë në Idlib
-
Turqia dhe Rusia me kërcënime të ndërsjella për situatën në Siri
-
Erdogani-Iranit: Nuk mund të justifikohen shkeljet e hapësirës ajrore turke
-
Rusia kryen sulme të reja ajrore në Siri