Policia ruse ka shtuar masat e sigurisë ndaj të Alexei Navalnyt, i cili ndodhet i burgosur në Pokrov të Rusisë. Pas disa ditë grevë urie, kritiku i Vladimir Putinit ka protestuar nga qelia, derisa është thënë se një grup përkrahësish të tij do nisin protestë nga jashtë. Kjo do bëhet pasi atij nuk i është dhënë trajtim i duhur mjekësor.
Navalny po mban grevë pasi nuk mori trajtim të duhur mjekësor, pas komplikimeve me shëndetin e tij.
Të hënën, protestuesit thanë se protesta do mbahet pasi Navalny ende nuk ka pranuar të ushqehet, megjithatë, shëndeti i është përkeqësuar, duke iu shtuar temperatura dhe kolli.
Izvestia, gazeta pro-Kremlin ka shkruar se Navalny ka marrë trajtim duke u zhvendosur në një qendër tjetër dhe është testuar për koronavirus.
Të martën, policia ka bllokuar zonë 100 metra afër burgut me barriera dhe qen, pasi është zonë "e sigurimit special".
-
Mbështetësit e Navalnyt do të mbajnë protesta në Rusi më 21 prill
-
Navalny në gjendje kritike shëndetësore
-
Rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt
-
E kaloi Vitin e Ri në qeli ndëshkimi, mjekët kërkojnë të ndalet tortura ndaj Navalnyt
-
Rusia i shpall "ekstremiste" organizatat e lidhura me Navalnyn