Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka bërë thirrje që të dielën të dilet në protestë kundër luftës.
Por, thirrje së tij, Kremlini i është përgjigjur menjëherë.
Autoritetet ruse e kanë vendosur sekretaren e shtypit të tij, në listën e kërkimeve ndërkombëtare.
Reuters raporton se një bazë e të dhënave e policisë ruse sot tregoi se Kira Yarmysh është në listën e të kërkuarve dhe se ata po kërkojnë ta dërgojnë atë në burg.
Yarmysh u largua nga Rusia vitin e kaluar pasi asaj u vu nën 18 muaj kufizime të lëvizjes për gjoja shkeljen e rregullave të sigurisë COVID-19.
Navalny është i burgosur në Rusi dhe zakonisht komunikon përmes njerëzve të tij që janë në liri.
Artikuj të ngjashëm
-
Navalny u bën thirrje rusëve të dalin në protesta kundër luftës në Ukrainë
-
E veja e Navalnyt thotë se do të garojë për presidente të Rusisë
-
Gjendet Navalny
-
Ish-ministri rus: Plani zgjedhor i Putinit dhe zhdukja e Navalnyt, nuk janë rastësi
-
Borrelli i shqetësuar për opozitarin rus, kërkon lirimin e tij