Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-ministri rus: Plani zgjedhor i Putinit dhe zhdukja e Navalnyt, nuk janë rastësi

Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalny, mungoi përsëri në dy seancat e planifikuara gjyqësore të premten, sipas një deklarate nga ekipi i tij.

Ekipi i Navalnyt ka thënë se politikani tani është zhdukur për 17 ditë, dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Sot Alexey duhej të kishte dy paraqitje. Ai përsëri nuk u soll në mbledhje. Navalny nuk ka qenë kurrë i fshehur për kaq shumë kohë", ka thënë ekipi i Navalnyt në një postim në Telegram.

Mungesa e Navalnyt ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e tij, raportoi CNN. 

Ekipi i tij ka kërkuar informacione mbi gjendjen e tij, por nuk ka pasur deri tash. Kremlini ka thënë se nuk ka synim e as mundësi që të monitorojë të burgosurit.

Edhe E veja e Navalnyt thotë se do të garojë për presidente të Rusisë Botë E veja e Navalnyt thotë se do të garojë për presidente të Rusisë

Ish-zv.ministri rus, Vladimir Milov, ka thënë se koha kur Navalny është zhdukur “nuk është rastësi”, duke vënë në theks deklarimin e presidentit Vladimir Putin për të rikandiduar për president.

“Nuk është rastësi zhdukja e Navalnyt pikërisht në momentin kur zgjedhjet presidenciale u shpallën dhe Putini deklaroi se do të garonte sërish”, ka thënë ai.