Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, thuhet në një mesazh të NATO-s lidhur me operacionin ushtarak “Dega e ullirit” që forcat e armatosura të Turqisë filluan në Afrin të Sirisë, i pushtuar nga organizatat e cilësuara terroriste PYD dhe PKK.
Një zyrtar i lartë NATO-s tha me anë të një deklarate se ”Turqia gjendet në një rajon të paqëndrueshëm dhe ka pësuar dëme serioze nga terrorizmi”.
“Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, por është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë proporcionale dhe përmbajtur”, shtoi ai.
”Turqia ka informuar edhe aleatët të NATO-s në lidhje me operacionin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është në kontakt të ngushtë me zyrtarët e Turqisë dhe ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan”, theksoi ky zyrtar.
-
Stoltenberg: Turqia ka të drejtë të mbrohet, por në mënyrë të matur
-
Turqia e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për rebelët sirianë
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
NATO: Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e vet
-
NATO: Shqetësimet e Turqisë për sigurinë, legjitime