Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO: Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e vet

Foto: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se Ukraina ka “të drejtën të çlirojë tokën e vet”.

Ai u shpreh të hënën, pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Szholz, se të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë, por një paqe e drejtë, sipas tij, nuk mund të nënkuptojë ngrirjen e konfliktit dhe pranimin e një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia.

Stoltenbergu po ashtu ka konfirmuar se kundërofensiva e Ukrainës është duke u zhvilluar.

Stoltenbergu qëndroi të hënën në Berlin për të diskutuar përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Vilnius.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, kancelari Scholz theksoi rëndësinë e ndërtimit të mbrojtjes ajrore të Evropës.

Edhe Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu Botë Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu

Projekti “European Sky Shield”, i nisur në fund të vitit të kaluar, përfshin 17 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar - por jo edhe Francën.

Është menduar të integrohet brenda sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s.