Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbi arritjet e fundit të Kievit kundër forcave ruse, shkroi Anadolu Agency.
Pas bisedës së tyre telefonike, Stoltenberg lavdëroi ushtrinë ukrainase për përparimin sa i përket rikthimit të territorit në luftën me Rusinë.
“Përgëzojmë popullin dhe forcat e guximshme ukrainase për përparimin mbresëlënës në rikthimin e territorit të tyre nga agresori rus. NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Shefi i NATO-s ripërsëriti thirrjen e aleancës ushtarake për Rusinë që ta ndalojë luftën që e ka nisur.
Gjatë ditëve të fundit, ushtria ukrainase ka arritur suksese të rëndësishme ushtarake në dy fronte. Në lindje arriti ta rimarrë kontrollin e Lymanit - qendër hekurudhore në rajonin e Donetskut dhe depërtoi përmes linjave të mbrojtjes ruse në jug për të avancuar përgjatë lumit Dnipro.
Në një konferencë shtypi javën e kaluar, Stoltenberg ka thënë se mobilizimi i pjesshëm në Rusi, aneksimi i paligjshëm i katër rajoneve të Ukrainës dhe kërcënimet bërthamore tregojnë se lufta nuk po shkon sipas planit të Moskës.
-
Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
Plani i NATO-s për mbështetjen ushtarake për Ukrainën
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina
-
Ukraina është afër për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake