Zyrtarët e NATO-s janë shprehur se partnerët e aleancës gjithnjë kanë qenë dakord mbi solidaritetin dhe mbrojtjen reciproke edhe pse mes tyre mund të ketë mosmarrëveshje të herëpashershme, duke iu referuar tensioneve të fundit mes Turqisë dhe SHBA-së.
Një zyrtar i NATO-s tha për AA se mes anëtarëve të aleancës herë-herë mund të ketë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk dëmton dakordimin e arritur në çështjet themelore në kuadër të aleancës.
"Partnerët aleatë kanë treguar gjithmonë marrëveshje mbi solidaritetin dhe mbrojtjen reciproke të njëri-tjetrit, edhe pse ka mosmarrëveshje të herëpashershme midis aleatëve të NATO-s", tha zyrtari i NATO-s, duke bërë të ditur se kjo çështje është në interesin e marrëdhënieve dypalëshe.
-
Stoltenberg thotë se lidhja mes anëtarëve të NATO-s është e fortë
-
Rutte: NATO-ja s’ka qenë kurrë më e fortë
-
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Amerika nuk po largohet nga NATO-ja
-
Shefi i NATO-s paralajmëron kundër ndarjes së SHBA-së dhe Evropës
-
NATO dhe zyrtarë evropiane reagojnë pas komenteve të Trumpit për mbrojtjen e aleatëve