Astronautët amerikanë duhet të presin të paktën edhe dy vjet për të arritur në sipërfaqen e Hënës.
NASA ka njoftuar të martën se do të nisë mision për në Hënë me astronautë në shtator të vitit 2025, raporton agjencia “AP”.
Ishte planifikuar që më vonë këtë vit të niseshin katër astronautë për në Hënë, por NASA ka vendosur të shtyjë këtë për një vit.
Arritja e astronautëve në Hënë pritet të jetë në shtator të vitit 2026.
NASA ka përmendur shqetësimet e sigurisë në lidhje me anijet kozmike të saj, si dhe çështjet me veshjet dhe po ashtu pjesët e anijes kozmike që ulen në Hënë që vijnë nga industria private.
Edhe
NASA pritet ta shtyjë udhëtimin rreth Hënës
“Siguria është prioriteti ynë”, ka thënë Bill Nelson nga NASA.
Vendimi vjen pak kohë pasi kompania private Astrobotic Trechnology ka vendosur të heqë dorë nga tentimi për të ulur anijen kozmike në Hënë, për shkak të problemeve teknike.
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës