Partia populiste dhe nacionaliste portugeze, Mjaft, ka dalë e treta në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në vend. Partia u themelua para më pak se tre vjetësh dhe ia doli të fitonte shtatë për qind të votave. “Mjaft” mund të ketë disa deputetë, krahasuar me vetëm një sa kishte në legjislaturën e kaluar.
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e treta me radhë, duke u rikthyer në pushtet. Në zgjedhjet që u zhvilluan në kulmin e ngritjes së rasteve me koronavirus, socialistët ia dolën të siguronin përfaqësimin me 112 deputetë në parlamentin me 230 mandate.
Me rreth 99 për qind të votave të numëruara, socialistët fituan 41 për qind, përcjellë nga rivalët socialdemokratë me 68 deputetë. 18 mandate do t’iu shpërndahen partive, varësisht nga përqindja e përgjithshme.
-
Konservatorët e Portugalisë i fitojnë zgjedhjet
-
Portugalia në zgjedhje, e djathta ekstreme mund ta luajë rolin kryesor në formimin e Qeverisë
-
Partia Popullore e Spanjës fiton zgjedhjet, por nuk siguron shumicën e nevojshme
-
Portugezët votojnë për herë të dytë brenda vitit
-
PSD-ja mori rreth 1900 vota, Kuçi: Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam