Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Myslimanët e Britanisë reflektojnë mbi trashëgiminë e Elizabethës

Për disa, familja mbretërore është një relikt i vjetërsuar dhe kujtesë e së kaluarës së tmerrshme koloniale të Britanisë. Takimi më privat që Junayd ul-Islam e pati me familjen mbretërore britanike ishte kur mbretëresha e ndjerë Elizabeth II e kishte vizituar spitalin ku ai sapo kishte lindur.

“Nëna ime ma kujton shpesh këtë”, ka thënë Junayd për “Al-Jazeeran”, tani student universitar në Shkenca Natyrore në Kolegjin Universitar të Londrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asgjë s’ka mundur ta përgatisë nënën time disi të hutuar për këtë vizitë të Mbretëreshës në përkujtimin e jubileut të artë të monarkut”, ka thënë ai.

Familja mbretërore ka qenë pjesë e rregullt e shoqërisë britanike dhe 2.5 milionë myslimanë të vendit janë të imunizuar ndaj ndikimit të tyre.

“Pavarësisht se kush jeni apo çfarë bëni, do ta zbuloni që monarkia britanike disi do të gjejë rrugë të hyjë në ndërgjegjen tuaj”, ka shtuar Junayd teksa mendonte për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Vdekja e sovranes më jetëgjatë të vendit ka ngjallur interes të gjerë, mirëpo edhe reagime të përziera nga popullata.

Elizabetha e ka trashëguar kurorën në vitin 1952 pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI, dhe e ka mbikëqyrur zbërthimin e përshpejtuar të perandorisë britanike jashtë shtetit.

Gjatë mandatit të saj si kryetare nominale e shtetit, 15 kryeministra morën përgjegjësinë për Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo shpesh përshkruhet në mediat e njohura si “shkëmbi rreth të cilit u ndërtua Britania moderne”.

Trashëgimia koloniale

Teksa disa e shohin familjen mbretërore si spirancë jetike rreth së cilës vendi bashkohet në periudha të begata dhe të vështira, të tjerët e shohin atë si një relikt të vjetërsuar dhe kujtesë të së kaluarës së tmerrshme koloniale të Britanisë.

“Trashëgimia koloniale që përfaqësonte Mbretëresha e ndjerë ka pasur një ndikim të qëndrueshëm, ndërsa ajo ka përfituar drejtpërdrejt nga e njëjta trashëgimi”, ka thënë për “Al-Jazeeran”, Aqsa Ahmed, i cili studion historinë në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Londrës dhe punon në sektorin e arsimit.

Aqsa beson se “Mbretëresha ka jetuar një jetë jashtëzakonisht të privilegjuar në krahasim me pjesën më të madhe të vendit dhe madje edhe të botës”.

Shaahid Ashraff, i cili studion mjekësi në Kolegjin Universitar të Londrës dhe e gjurmon origjinën e familjes së tij në Sri-Lankën, ish-koloni britanike, sheh dykuptimësi në qëndrimin e familjes së tij ndaj perandorisë britanike.

“Nuk ka asnjë pasion të rëndësishëm për ose kundër perandorisë britanike”, ka theksuar Shaahid për “Al-Jazeeran”.

Edhe pse ai e pranon se ka njëfarë ndjenje krenarie që Sri-Lanka e ka fituar pavarësinë nga Britania.

“Emocionalisht, kjo nuk më prek shumë. Megjithatë, e kuptoj rëndësinë historike të ngjarjes”, pasqyroi Aqsa ndjenjat e Shaahidit.

“Nga perspektiva sociale, ndërsa ngjarja është intriguese, kurrë nuk e kam adhuruar mbretëreshën”, ka shtuar Aqsa. “Për mua, personalisht, ajo kurrë nuk ka përfaqësuar asgjë”.

Uniteti ndërfetar

Për Zara Mohammedin, sekretare e përgjithshme e Këshillit Mysliman të Britanisë, një nga organizatat më të mëdha dhe më të fuqishme të vendit për myslimanët, Mbretëresha e ndjerë ishte përfaqësuese e përkushtimit ndaj shërbimit publik dhe unitetit ndërfetar.

“Mbretërimi i Madhërisë së Saj erdhi me një ndryshim të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Mbi shtatë dekada të mbretërimit, Mbretëria e Bashkuar e ka parë veten të transformuar në një shoqëri multikulturore dhe me shumë besime”, ka theksuar Zara në një deklaratë.

Megjithatë, paragjykimi antimysliman në Britani ka pësuar rritje, me një studim të fundit nga Universiteti i Birminghamit që e përshkruan popullsinë e madhe myslimane të vendit si një nga grupet e popullsisë “më pak të pëlqyera”.

“Rreth 25.9 për qind e publikut britanik ka pikëpamje negative ndaj myslimanëve ka zbuluar sondazhi, i kryer vitin e kaluar.

Për shumë myslimanë britanikë, përfshirë Shaahid Ashraff, vendi mbetet strehë për ta praktikuar lirisht islamin.