Mary Margaret Kreuper, ish-murgeshë, ka pranuar se ka thyer zotimin e saj, pasi ka vjedhur 835.000 dollarë nga një shkollë në Kalifornia ku punonte dhe i ka shfrytëzuar në lojëra të fatit.
80-vjeçarja do të jetë në burgim për një vit dhe një ditë për shpëlarje parash dhe mashtrim.
“Kam mëkatuar, e kam shkelur ligjin dhe nuk kam ndonjë arsyetim”, ka thënë ajo.
Për mbi një dekadë, Kreuper mblodhi fondet nga donacionet për shkollën katolike St James ku ajo ishte drejtoreshë, raporton BBC.
Më pas, ajo bëri që punonjësit tjerë në shkollë të shkatërronin regjistrat e financave të shkollës.
Paratë, që sipas autoriteteve mund të mbulonin shpenzimet e shkollës për dhjetëra studentë, u shpenzuan për udhëtime nëpër kazino dhe pushime për Kreuperin dhe miqtë e saj.
-
Murgesha në SHBA vodhi para për të luajtur bixhoz, rrezikon 40 vjet burgim
-
Punëtorja që vodhi 230 mijë euro te Chelsea rrezikon burgim
-
Fallxhorja që bëri milionat me “parashikimet” për pasuri, bie në pranga
-
Kërcënoi një person duke ia kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fatit
-
Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara