Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.
Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës.
22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.
“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.
Dalziel u arrestua më 9 janar 2023. Policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.
-
Ariana Grande padit personat e dyshuar për publikim të këngëve të saj të papublikuara
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
-
Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit
-
Dënohet me dy vjet burgim burri që vodhi muzikën e papublikuar të Beyoncés
-
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit