Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Motra e afroamerikanit nga Minneapolis, që vdiq pas arrestimit, kërkon drejtësi

Motra e afroamerikanit që vdiq pak kohë pasi një polic i bardhë nga Minneapolis kishte shkelur me gju në qafën e tij, ka kërkuar drejtësi të mërkurën.

Ajo ka thënë se largimi nga puna i katër policëve për këtë vrasje nuk mjafton.

Katër policët janë liruar nga detyra të martën, një vidë pasi që kishte vdekur 46-vjeçari George Floyd në Minnesota. Video-xhirimet e bëra nga kalimtarët kanë shfaqur Floydin shtrirë përtokë në rrugë, duke pasur problem me frymëmarrje dhe duke iu thënë policëve se nuk po mund të marrë frymë.



“Ata kanë vrarë vëllain tim. E vranë atë. Duhet bërë më tepër presion te ata. Shkarkimi nuk mjafton”, ka thënë Bridgett Floyd për emisionin “Good Morning America” në ABC.

Policët nuk janë identifikuar menjëherë nga departamenti i policisë së Minneapolisit.

Mijëra persona kanë mbushur rrugët rreth skenës ku ka ndodhur incidenti, ku shumica kanë mbajtur maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit të ri. Situata eskaloi ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur shishe dhe sende të forta.

“Ai kishte qëndruar nëntë minuta në qafën e tij”, ka thënë avokati Benjamin Crump. “Imagjinoni se çfarë ka duruar George Floyd për ato nëntë minuta, duke u lutur për jetën e tij”.

Image