Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë.

Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë.

Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua.

Edhe Në përvjetorin e vdekjes së Floydit, familja e tij kërkon reforma në polici Botë Në përvjetorin e vdekjes së Floydit, familja e tij kërkon reforma në polici

Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Wright.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte "duke vëzhguar nga afër situatën" dhe po lutej për familjen Wright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd.

Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Edhe Qindra qytetarë demonstrojnë para policisë në Minnesota Botë Qindra qytetarë demonstrojnë para policisë në Minnesota

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se "nuk mund të marrë frymë".