Katër policë të Minnesotas janë pushuar nga puna pas vdekjes së një afroamerikani i cili u arrestua dhe u pa në video duke u mbajtur në pozitë shumë të vështirë nga një polic, që ia kishte vënë gjurin në qafë.
Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo ka thënë se katër oficerët tashmë janë “ish të punësuar”.
Pamjet kanë treguar një njeri duke rënkuar dhe duke i thënë vazhdimisht “nuk mund të marr frymë” policit.
Incidenti ka bërë jehonë të madhe, raporton BBC.
FBI ka thënë se do të hetojë incidentin në Minneapolis të SHBA-së që ndodhi të hënën mbrëma.
Edhe
Policisë në Minneapolis u ndalohet të kapin njerëzit për fyti
Policia në Minnesota ka thënë se personi, që besohet të jetë në të 40-at, ka vdekur nga një “incident mjekësor” në një “bashkëveprim policor”. Sipas policisë ai ishte i dyshuar për falsifikim.
“Unë besoj në atë që kam parë dhe ajo që kam parë është e gabuar në çdo nivel. Të jesh i zi në Amerikë nuk duhet të thotë të jesh i dënuar me vdekje”, ka thënë kryetari i Minneapolis, Jacob Frey.
Është kjo akuza e radhës ndaj policisë amerikane për brutalitet ndaj afroamerikanëve.
Një videoincizim prej 10 minutash, i bërë nga një dëshmitar, ka treguar se personi është mbajtur në tokë nga polici dhe në një rast ai ka thënë “mos më vrit”.
Edhe
Arrestohet polici që vrau afro-amerikanin në Minneapolis
Dëshmitari ka kërkuar nga polici që të heq gjurin e tij nga qafa e personit, duke i thënë se ai nuk po lëviz. Njëri dëgjohet duke thënë “nga hunda e tij po rrjedhë gjak”, kurse një tjetër thotë “hiqu nga qafa e tij”.
Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, duket i palëvizshëm më pas, para se të vendosej në barelë dhe të futej në autoambulancë.