Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër policë në Minnesota pushohen nga puna pas vdekjes së afroamerikanit të paarmatosur

Katër policë të Minnesotas janë pushuar nga puna pas vdekjes së një afroamerikani i cili u arrestua dhe u pa në video duke u mbajtur në pozitë shumë të vështirë nga një polic, që ia kishte vënë gjurin në qafë.

Shefi i policisë në Minneapolis, Medaria Arradondo ka thënë se katër oficerët tashmë janë “ish të punësuar”.

Pamjet kanë treguar një njeri duke rënkuar dhe duke i thënë vazhdimisht “nuk mund të marr frymë” policit.

Incidenti ka bërë jehonë të madhe, raporton BBC.

FBI ka thënë se do të hetojë incidentin në Minneapolis të SHBA-së që ndodhi të hënën mbrëma.

Edhe Policisë në Minneapolis u ndalohet të kapin njerëzit për fyti Botë Policisë në Minneapolis u ndalohet të kapin njerëzit për fyti

Policia në Minnesota ka thënë se personi, që besohet të jetë në të 40-at, ka vdekur nga një “incident mjekësor” në një “bashkëveprim policor”. Sipas policisë ai ishte i dyshuar për falsifikim.

“Unë besoj në atë që kam parë dhe ajo që kam parë është e gabuar në çdo nivel. Të jesh i zi në Amerikë nuk duhet të thotë të jesh i dënuar me vdekje”, ka thënë kryetari i Minneapolis, Jacob Frey.

Është kjo akuza e radhës ndaj policisë amerikane për brutalitet ndaj afroamerikanëve.

Një videoincizim prej 10 minutash, i bërë nga një dëshmitar, ka treguar se personi është mbajtur në tokë nga polici dhe në një rast ai ka thënë “mos më vrit”.

Edhe Arrestohet polici që vrau afro-amerikanin në Minneapolis Botë Arrestohet polici që vrau afro-amerikanin në Minneapolis

Dëshmitari ka kërkuar nga polici që të heq gjurin e tij nga qafa e personit, duke i thënë se ai nuk po lëviz. Njëri dëgjohet duke thënë “nga hunda e tij po rrjedhë gjak”, kurse një tjetër thotë “hiqu nga qafa e tij”.

Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, duket i palëvizshëm më pas, para se të vendosej në barelë dhe të futej në autoambulancë.