Kuvajti ka premtuar se do të ndihmojë në rindërtimin e qytetit të Mosulit, i cili tashmë mund të konsiderohet si një qytet fantazmë, pas nëntë muajsh nën kontrollin e militantëve të ISIS-it.
Rindërtimi i Mosulit duhet bërë sa më shpejt, ndryshe në gërmadhat e qytetit mund të rikthehen sërish terroristët e ISIS-it, të cilët u dëbuan një javë më parë, pas nëntë muajsh luftime. Por duhen fonde, të cilat Qeveria irakiane nuk i ka, sepse çmimi i naftës vijon të ulet dhe shpenzimet e luftës kundër ISIS-it peshojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvajti është vendi i parë që ka ofruar ndihmë, duke harruar faktet e 1990-ës kur Iraku pushtoi Kuvajtin me pretesktin e luftës së Gjirit. Tashmë të dyja vendet kanë një armik të përbashkët: ISIS-in.
Paqja gjithsesi duket dhe në gërmadhat e qytetit, ku në zonat perëndimore ka mbetur vetëm pluhuri i një qyteti që dikur ishte i lavdishëm si antikja Ninivë, që citohet dhe në Bibël. Mungojnë uji, energjia elektrike, spitalet dhe urat që janë dëmtuar. Civilët, të arratisur në masë, kanë frikë të rikthehen për të parë atë që ka mbetur nga banesat e tyre.