Një rrugë në kryeqytetin rus ku ndodhet Ambasada Amerikane ka marrë një emër të ri.
Ajo që më parë quhej “Rruga e Deviatinskit të Madh" tani quhet Sheshi i Republikës Popullore të Donetskut, në mbështetje të një pjese të Ukrainës nën kontrollin rus, raportoi Sky News të shtunën.
E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut, në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, nuk është njohur nga asnjë vend tjetër përveç Rusisë.
Nënkryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë tha se ndryshimi i emrit të rrugës ishte një shfaqje mbështetjeje për DPR-në dhe "popullin e Donbasit dhe ushtarët që mbrojnë botën ruse sot".
Autoritetet e Moskës thanë se një sondazh online kishte mbledhur 45% të votave në mbështetje të ndryshimit.
-
Rusia ndryshon emrin e rrugës ku gjendet Ambasada e SHBA-së në Moskë
-
Amerikanët shmangin emërtimin provokues të sheshit ku ndodhet ambasada në Moskë, i japin koordinatat
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Zelensky: Është koha t’i japim fund luftës, kemi shpresa tek Amerika
-
Zelensky do ta refuzojë propozimin e SHBA-së për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë