Rusia e ka ndryshuar emrin e rrugës në zonën ku gjendet Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Moskë. Rruga do të quhet “Republika Popullore e Donetskut”, shkruan CNN.
Sipas njoftimit të zyrës së bashkisë së Moskës, adresa e re është ndryshuar me emrin e republikës separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.
“Ambasada e SHBA-së në Rusi ka një adresë të re zyrtare”, thuhet në deklaratë. "Tani misioni diplomatik ndodhet në adresën e mëposhtme: Federata Ruse, qyteti i Moskës, territori i brendshëm i rrethit komunal Presnensky, sheshi i Republikës Popullore të Donetskut, ndërtesa 1, ndërtesat 1-9".
Adresa e re u zgjodh pas rezultateve të një votimi publik me afro 280 mijë pjesëmarrës, sipas Bashkisë.
Në maj, këshilltarët e Moskës propozuan të riemërtohej një nga rrugët e Moskës për nder të "mbrojtësve të Donbasit".
Adresa e mëparshme e ambasadës ishte 8 Bolshoi Devyatinsky Lane.
-
Moska riemërton rrugën ku ndodhet Ambasada Amerikane
-
Amerikanët shmangin emërtimin provokues të sheshit ku ndodhet ambasada në Moskë, i japin koordinatat
-
Putini emëron Alexander Darchiev ambasador të ri në Washington
-
Rusia thotë se ka marrë nën kontroll një qytet në lindje të Ukrainës
-
SHBA-ja mbyll ambasadën në Kiev nga frika e një sulmi të madh rus