Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi sot se duhet të respektohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Turqi, ku shumica votoi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.
"Votimi është çështje e brendshme e Turqisë", tha Peskov, përcjell KosovaPress.
Kur u kërkua të jap koment lidhur me deklaratat e përfaqësuesve amerikan për Korenë Veriore, Peskov deklaroi se Moska dëshiron që të gjitha palët të shmangin çfarëdolloj aksionesh, të cilat mund të konsiderohen provokative dhe të tregojnë përmbajtshmëri.
Artikuj të ngjashëm