Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moska do të dëbojë 30 diplomatë amerikanë

Moska planifikon dëbimin e rreth 30 diplomatëve amerikanë si dhe konfiskimin e disa objekteve në Rusi pronë e SHBA, shkruan “Izvestija”, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë, që konsiderohet e afërme me pushtetin, thirret në burime anonime brenda Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Sipas kësaj gazete, kjo masë ruse vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit që të mos e kthejë pronën e ambasadës ruse në kryeqytetin amerikan, të konfiskuar në dhjetor të vitit 2016, shkruan Interfaks, përcjell Koha.net.

SHBA kanë ndaluar qasjen në komplekset banesore të të ashtuquajturave “kampshtëpiza fshatare” të përfaqësisë së përhershme të Rusisë në New York dhe të ambasadës në Uashington, që konsiderohen prona diplomatësh. Po ashtu, 35 diplomatë rusë janë cilësuar si “persona non grata”.