Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mongoli, gjashtë të vdekur pas aksidentimit të tankerit që po transportonte 60 tonë lëndë djegëse

Gjashtë persona kanë humbur jetën – përfshirë tre zjarrfikës – pasi një kamionë që po transportonte 60 tonë gaz natyror në formë të lëngshme u aksidentua në kryeqendrën e Mongolisë, raporton “BBC’.

Qindra zjarrfikës u dërguan për të luftuar me zjarrin pas aksidentimit të kamionit me një veturë në Ulaanbaatar të mërkurën në mëngjes, kanë thënë zyrtarët.

Të paktën 11 persona janë lënduar, ndërsa zjarri është përhapur edhe nëpër ndërtesat në afërsi.

Një banor lokal ka thënë se mendoi se u rrëzua ndonjë aeroplan.

Erdenebold Sukhbaatar, një jurist 40-vjeçar, i ka thënë agjencisë “Reuters” se rrëzimi që ndodhi rreth orës 1 me kohë lokale fillimisht dha ndjesinë e një tërmeti, por u përcoll më pas nga ndriçimi i qiellit.

“Ishte shumë e fuqishme. Kurrë s’kam parë diçka të tillë e shpërthim kaq të fuqishëm”, tha Sukhbaatar.

Ai thotë se ka parë zjarrin duke u përhapur te tri ndërtesa.

Edhe 3 të vdekur e 300 të lënduar pasojë e shpërthimit të kamionit që po transportonte gaz në Keni Botë 3 të vdekur e 300 të lënduar pasojë e shpërthimit të kamionit që po transportonte gaz në Keni

Sipas zëvendëskryeministrit të Mongolisë, Sainbuyan Amarsaikhan, nuk ka pasur viktima brenda ndërtesave. Ai ka thënë se tre zjarrfikësit humbën jetën në shpërthimin e dytë, i cili hodhi pjesë të kamionit me forcë të madhe.

Agjencia e Mongolisë për Menaxhim të Emergjencave ka thënë se zjarri është shuar rreth orës 4:30. Është shtuar se katër fëmijë janë lënduar, prej tyre njëri është trajtuar për helmin nga gazi.

Kanë nisur të shtrohen pyetje se si një tanker me gaz është lejuar të udhëtojë nëpër lagje të banuara, ku ka edhe shumë shkolla.