Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar 31 tjerë, në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në provincën jugore turke Hatay të shtunën mbrëma, raporton agjencia AP.
Një kamion kaloi në shiritin e kundërt pasi humbi kontrollin, duke u përplasur me nëntë vetura e dy minibusë.
Shumica e veturave ishin të parkuara anash rrugës në afërsi të një pompe të derivateve, pasi shokët dhe familjarët po përshëndeteshin nga burrat që po shkonin në shërbim të detyrueshëm ushtarak.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka thënë se shpërtheu zjarr në autostradën Iskenderun-Antakaya. Ai tregoi se 22 ambulanca janë dërguar në vend ngjarjes. Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e shërim të shpejtë për të lënduarit.
Hatay ishte një nga 11 provincat që u prek më së rëndi në Turqi nga tërmeti i 6 shkurtit që pati pasoja katastrofale si në Turqi ashtu edhe Siri. Afro 51 mijë persona vdiqën vetëm në Turqi.
Sipas agjencisë së lajmeve “Demiroren”, kamioni që humbi kontrollin të shtunën po barte rrënoja nga tërmeti, ndërsa goditi një kamion tjetër para se të humbte kontrollin.
Një dëshmitar ka thënë se në aksident ka pasur njerëz që janë djegur brenda veturave.
?? In the southern Turkish province of Hatay, there was a mass accident involving 12 cars. As a result, a fire broke out and gas tanks began to explode. According to preliminary data, 6 people were killed and 32 injured (Turkish news site Takvim).#Turkey pic.twitter.com/u98MulEIy7
— Malinda ???????????????????? (@TreasChest) May 7, 2023