Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E shtunë tragjike në Turqi, 32 të vdekur në dy aksidente trafiku

Së paku 32 persona kanë vdekur në dy aksidente të ndryshme trafiku në Turqi gjatë të shtunës, raporton BBC.

Rastet kanë qenë të ngjashme, kur automjetet janë përplasur për ambulancë që kishte ardhur në vendin e aksidenteve.

Në orët e hershme të së shtunës një autobus në Gaziantep është përplasur për një ambulancë që kishte arritur në vendin e ngjarjes së një aksidenti, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe lëndimin e 21 të tjerëve.

Disa orë më vonë një kamion goditi një turmë të njerëzve në Mardin, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave. Kamioni kishte goditur ndër të tjera edhe punonjësit e ndihmës së parë.

Nuk raportohet se ka lidhje mes dy aksidenteve.

Edhe Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi Botë Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi

Në aksidentin e dytë u lënduan 29 persona, tetë prej tyre kanë marrë lëndime serioze, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca.

Sipas Kocas incidenti në Mardin ka ndodhur pasi frenat i dështuan kamionit dhe goditi turmën e njerëzve. Ambulanca kishte qenë në vend të ngjarjes pasi më herët në atë vend kishte pasur një aksident mes tri veturave, ka njoftuar agjencia e lajmeve Anadolu.