Ushtria ruse po merrej me pastrimin e zonës nga minat në Kherson, kur njëri ushtarak ra në minë dhe humbi jetën.
Kështu të paktën u pa në pamjet e njërit prej blogjeve ukrainase në rrjetin social X, ku u panë ushtarët rusë pranë një tanku.
Russians were trying to remove an anti tank mine but accidentally triggered it. https://t.co/3IJwl7nSuw pic.twitter.com/qWic1nVuZT
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) April 25, 2024
Nuk është bërë e ditur se kur ka ndodhur ky incident, por aty u bë e ditur se të paktën dy ushtarë pësuan nga mina tokësore.
Lufta në Ukrainë po vazhdon edhe në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) aprovuan ndihmën miliardëshe për ushtrinë e presidentit Volodymyr Zelensky.
SHBA-ja dhe vendet evropiane kanë thënë në vazhdimësi se ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë “derisa të jetë e nevojshme”.