Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka akuzuar të martën Rusinë për krime lufte, pasi u publikua një video që tregon një dron duke ndjekur dhe plagosur një shitës ambulant në qytetin jugor ukrainas të Khersonit.
Pamjet e publikuara nga policia ukrainase tregojnë dronin duke ndjekur një burrë rreth një furgoni që shërbente si tezge shitjeje, përpara se të shpërthente, kur ai u hodh pas automjetit për t'u mbrojtur.
Policia ka thënë se shitësi, një burrë rreth të 50-ave, ka mbijetuar, por ka pësuar tronditje dhe plagë nga copëzat e shpërthimit.
Në një postim në Telegram, Sybiha ka thënë se sulmi është pjesë e një fushate të qëllimshme ruse për të frikësuar civilët.
Ministri ka thënë se operatori i dronit rus duhet të ketë qenë i vetëdijshëm se po shënjestronte një civil, dhe i ka dhënë atij epitetin e “sadistit”.
Today, many were shocked by yet another video of the drone “safari” Russians are carrying out against civilians in Kherson. A Russian drone deliberately hunted down a man selling vegetables and detonated right next to him. The Russians even admitted to the crime, showing zero… pic.twitter.com/uGjC7esFwR
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 4, 2026
-
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Hetim për neglizhencë pas shpërthimit në depon e municioneve pranë Kievit
-
Të paktën 27 të vrarë dhe qindra të evakuuar pas sulmeve ruse pranë Kievit
-
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga sulmi i dyfishtë rus në qendrën tregtare të Ukrainës