Shefja evropiane e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të shkojë javën e ardhshme në Rusi, ku nuk ka vajtur asnjëherë deri tani për shkak të tensioneve me Moskën për krizën ukrainase.
Vizita e saj në Rusi, më 24 prill, do të mbyll një turne në të cilën do të vizitojë Kinën dhe Indinë duke filluar nga 19 prilli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Moskë, përgjegjësja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme do të takohet me shefin rus të diplomacisë, Sergei Lavrov për të biseduar për çështje urgjente të politikës së jashtme, në veçanti konflikti në Siri”, njoftojnë shërbimet e saj për shtyp.
Njoftimi i kësaj vizite vjen në momentin ku sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson gjendet në Moskë në një kontekst tensionesh të larta pas sulmit kimik të dyshuar të 4 prillit në Siri, që Uashingtoni iu përgjigj me një sulm kundër një baze ajrore siriane.