Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrovi vizitë në Kinë për ta diskutuar luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtem i Rusise, Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Kinën të hënën dhe të martën për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe thellimin e partneritetit midis Moskës dhe Pekinit, raporton agjencia “Reuters”. 
Bisedimet midis Lavrovit dhe ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, do të përfshijnë bashkëpunimin dypalësh si dhe “tema të nxehta”, siç është kriza në Ukrainë dhe Azi-Paqësor,  bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse.

“Reuters” raportoi muajin e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, në atë që mund të jetë udhëtimi i parë jashtë shtetit i kreut rus, që kur mori në mandatin e tij të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt të 2022-s kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra  e mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftën më vdekjeprurëse tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Kinën si konkurrentin e saj më të madh dhe Rusinë si kërcënimin më të madh,  teksa presidenti i SHBA-së, Joe Biden argumenton se ky shekull do të përcaktohet nga një garë ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive.