Policia ka arrestuar një burrë në Japoni pas një rrethimi 11-orësh, i cili dyshohet se sulmoi tre punonjës mjekësorë që vizitonin atë dhe qëlloi për vdekje njërin prej tyre, shkruan BBC.
Hiroshi Watanabe, 66 vjeç, po përballet me akuza për vrasje pas incidentit të së enjtes në Fujimino, në veri të Tokios.
Një mjek i njohur, Junichi Suzuki, 44 vjeç, u qëllua dhe u mbajt si peng, tha policia. Më vonë ai vdiq në spital.
Krimi me armë i kësaj ashpërsie është i rrallë në Japoni, ku armët e zjarrit janë shumë të rregulluara.
Nuk dihet se çfarë ka çuar në dhunë apo se si i dyshuari kishte një armë, e raportuar si armë gjahu nga disa media lokale. Policia ka nisur hetimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me armë në një spital në Japoni
-
Mjeku japonez i jep fund jetës pasi punoi 200 orë jashtë orarit të punës në një muaj
-
Sulm masiv me thikë e armë në Japoni
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe
-
Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë