Familja e 26-vjeçarit në Japoni që e vrau veten vitin e kaluar pasi punoi më shumë se 200 orë jashtë orarit të punës në një muaj, ka kërkuar ndryshim në një vend të rrënuar prej kohësh nga kultura e punës së tepërt.
Takashima Shingo punonte si mjek në një spital në qytetin Kobe, kur ai e vrau veten majin e vitit 2022.
Sipas avokatit të familjes, Takashima kishte punuar mbi 207 orë jashtë orarit në muajin para se të vdiste dhe nuk kishte marrë asnjë ditë pushim për tre muaj, raportoi CNN.
Spitali ka mohuar akuzat. Por, në qershor organi qeveritar i inspektimit të punës përcaktoi se vdekja e tij lidhej me punën për shkak të orëve të gjata – duke nënvizuar presionin mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Japoni është përballur për shumë gjatë me këtë kulturë të punës, me punëtorët në sektorë të ndryshëm që kanë raportuar orë ndëshkuese, presion të lartë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Edhe
Raporti ndërkombëtar: Mbi 840 mijë njerëz vdesin në vit nga stresi dhe kushtet e rënda të punës
Stresi që pasoi dhe numri i atyre që u ndikuan në shëndet mendor shkaktoi fenomenin e quajtur “vdekja nga puna e tepërt”.
Një numër i rasteve të punës së tepërt kanë bërë titujt në tërë botën – për shembull, zyrtarët japonezë përfunduan në vitin 2017 se një 31-vjeçare reportere e politikës që vdiq më 2013 kishte përjetuar sulm në zemër pasi kaloi shumë orë në punë. Ajo punoi 159 orë jashtë orarit një muaj para vdekjes.