Mjekët lanë vendet e tyre të punës nëpër spitale dhe dolën për të shpëtuar të mbijetuarit e sulmit që ndodhi të mërkurën në Londër.
Dhjetëra mjekë janë parë nëpër rrugë derisa po shpëtonin të plagosurit në Westminster.
Mediat angleze kanë publikuar një foto të një mjeku i cili dukej i tmerruar nga skenat që ka parë.
Në sulmin e së mërkurës kanë vdekur pesë persona, përfshirë edhe sulmuesin.