Një mision privat i SHBA-së në Hënë, që u lansua të hënën, ka hasur në probleme teknike, raporton “BBC”.
Kompania prapa projektit “Astrobotic”, ka thënë se anija kozmike “Peregrine” ka përjetuar “anomali” dhe kjo ka ndaluar kthimin e paneleve solare si duhet në drejtim të Diellit.
Pa aftësinë për të mbushur bateritë dhe të mbahet furnizimi me energji, misioni s’do të mund të vazhdojë.
“Astrobotic” ka thënë se inxhinierët po punojnë dhe do të ofrojnë përditësim kur të kenë më tepër informata.
Misioni u lansua të hënën nga Cape Canaveral në Florida.
Kishte synim të bëhej misioni i parë amerikan pas gati gjysmë shekulli që bën uljen në Hënë, dhe misioni i parë privat që bën një gjë të tillë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompania amerikane bën historinë me uljen në Hënë
-
Misioni amerikan në Hënë pa shanse për ulje të lehtë, shkak rrjedhja e karburantit
-
NASA lanson me sukses raketën drejt sipërfaqes hënore
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi
-
Ekuipazhi i Artemis i afrohet shumë afër Hënës, i largohet në distancë rekord Tokës