Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Misioni amerikan në Hënë pa shanse për ulje të lehtë, shkak rrjedhja e karburantit

Kompania amerikane Astrobotic, që nisi një mision në Hënë ka thënë se nuk ka asnjë shans për ulje të lehtë shkaku i një rrjedhje karburanti, raportoi të martën BBC-ja.

Anijes kozmike pritet t’i mbarojë karburanti për rreth 40 orë, ka bërë të ditur kompania pak pas orës 17:00 të martën.

Anija kozmike prej 1.2 ton u nis nga Kepi Canaveral të hënën, me synimin për t'u ulur në fund të shkurtit.

“Duke pasur parasysh rrjedhjen e karburantit, nuk ka, për fat të keq, asnjë shans për ulje të lehtë në Hënë. Ekipi ka përditësuar vlerësimet e tij dhe ne aktualisht presim që të mbarojë karburanti në rreth 40 orë nga tani”, ka thënë kompania në një deklaratë të postuar në platformën X.

Më tej thuhet se ekipi po vazhdon të punojë për të gjetur mënyra që mund ta zgjasin operacionin e anijes kozmike.