Sekretarja për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe, Lizz Truss, ka thënë se nëse qytetarët britanikë zgjedhin individualisht për të shkuar e luftuar në Ukrainë, atëherë ajo do t’i përkrahë ata.
“Absolutisht do t’i përkrahi nëse kjo është ajo që duan të bëjnë”, ka thënë Truss raporton BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, më herët u kanë bërë thirrje luftëtarëve të huajë që t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar të sapoformuar në Ukrainë.
Është bërë thirrje se të gjithë të interesuarit që të luftojnë në Ukrainë të paraqiten në ambasadat e Ukrainës në shtetet e tyre.
Britania e Madhe në të kaluarën kishte persekutuar qytetarët që kishin udhëtuar në Lindje të Mesme për të luftuar kundër apo për ISIS-in.
Truss ka shtuar se lufta mund të jetë fillimi i fundit të presidentit rus Vladimir Putin.