Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziq, është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e së shtunës.
Shoferi i automjetit tjetër ka vdekur, ndërsa ministri raportohet se ka pësuar lëndime serioze por jashtë rrezikut për jetë.
Portali kroat “Dnevnik” ka raportuar se ministri ka qenë duke e tejkaluar furgonin në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Sipas rezultateve nga analizat, nuk ka pasur prani të alkoolit në sistemin e tij.
Artikuj të ngjashëm