Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, që është nën sanksione të shteteve perëndimore, është pritur “si në shtëpi” në vizitën e tij në Serbi.
Në Beograd, ai ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në Serbi dhe është takuar me kryeministren Ana Bërnabiq.
Siç edhe dihet, tashmë Serbia pos që s’ka vënë sanksione ndaj Rusisë, nuk ua ka mbyllur as dyert zyrtarëve nga Moska.
Pos institucioneve qeveritare, Murashko ka vizituar edhe institucione të tjera shëndetësore.
Në Institutin për Sëmundje Kardiovaskulare në Beograd, delegacioni rus është pritur me mbishkrimin “Mirë se vini vëllezër, kjo është shtëpia juaj”. Drejtori i këtij instituti është Milovan Bojiq, që dikur ishte bashkëpunëtor i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, shkruan “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën serbe.
Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ngel ndër të vetmet vende që refuzojnë sanksionimin e Rusisë.
-
Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
-
BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”
-
Vulin në vizitë zyrtare në Moskë
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi