Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i katërt çek i Shëndetësisë jep dorëheqje gjatë pandemisë

Republika Çeke ka humbur të martën ministrin e katërt të Shëndetësisë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, vitin e shkuar.

Kryeministri Andrej Babis ka thënë se ushtruesi aktual i detyrës, Petr Arenberger, e kishte telefonuar atë në Bruksel, ku ai po zhvillon një samit me liderët e Bashkimit Evropian, për ta informuar rreth dorëheqjes.

Arenberger përballej me kritikat e mediave për shkak të parregullsive të pretenduara me taksat.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi më shumë asete dhe ka të ardhura më të larta, prejse është bërë ministër.

Është mësuar, ndërkaq, se ai ia ka lëshuar me qira një pronë të tijën të padeklaruar, spitalit universitar.

Edhe Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë pas shkeljes së masave anti-COVID Botë Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë pas shkeljes së masave anti-COVID

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar para se ai të emërohej si drejtor i spitalit.

Gjatë konferencës për shtyp të martën, Arenberger ka thënë se nuk mendon se është e nevojshme që familjarët, miqtë, kolegët dhe pacientët e tij “t’i ekspozohen këtij presioni të shtuar dhe të pakënaqshëm gjatë punës për shëndetin publik”.