Republika e Çekisë regjistroi 2.394 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.
Numri i rasteve të reja me koronavirus është dyfishuar gjatë muajit shtator, duke shënuar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Evropë, pas Spanjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë nga muaji mars, në Çeki janë regjistruar 53.158 raste të të infektuarve.
Autoritetet kanë rivendosur disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe, nga e enjtja (23 shtator), kufizime më të rrepta në orët e punës për baret dhe restorantet.
Më 21 shtator, ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis.
Dorëheqja vjen pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki.