Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Çeki pas rritjes së rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, Adam Vojtech, ka njoftuar të hënën se ka dhënë dorëheqje pas kritikave për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, pasi që numri i rasteve me koronavirus në shtetin në qendër të Evropës po vazhdon të rritet, shkruan agjencia Reuters.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka falënderuar Vojtechin për punën e tij me një mesazh në T]itter, duke thënë se do të mund të mbahej në mend si ministri më i mirë i Shëndetësisë në Çeki nëse nuk do t’i duhej të shpenzonte gjithë energjitë e tij në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çekia ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Është vetëm prapa Spanjës me mesatare për nga numri i infeksioneve të reja në javët e fundit.

Në 14 ditët e fundit, Çekia ka regjistruar 193 raste për 100 mijë banorë.