Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri gjerman sugjeron dozën e katërt kundër Omicronit

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, ka sugjeruar se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë e nevojshme që të krijohet mbrojtje kundër variantit Omicron.

Në një konferencë, ai ka thënë se Omicroni do të bëhet varianti dominues në Gjermani brenda tri javësh dhe vendi ka porositur 80 milionë doza specifike të vaksinës për Omicronin, që pritet të arrijnë në prill ose maj, shkruan The Guardian.

“Një fushatë ofensive për përforcues është blloku ynë më i rëndësishëm në luftën kundër Omicronit”, ka thënë ai.

Lauterbach ka thënë se niveli i mbrojtjes ndaj simptomave të rënda pasi merr një dozë përforcuese, është shumë i lartë.

Gjermania ka raportuar 45,659 raste të reja me COVID-19 të mërkurën.