Ministri i ri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, ka paralajmëruar se shteti ka mungesë të milionave doza të vaksinave anti-COVID, të domosdoshme për të mbajtur në nivel mbrojtjen e popullit gjatë dimrit, në veçanti pas parashikimeve për rritje të rasteve nga varianti i ri.
Lauterbasch ka thënë se Gjermania ka në orar për javën e ardhshme përfitimin e vetëm 1.2 milionë dozave të vaksinës “Pfizer”, 800 mijë një javë më pas dhe rreth 1.2 milionë të tjera më vonë.
“Megjithatë, kjo është larg sasisë që doktorët po kërkojnë çdo javë”, ka thënë ai duke u ankuar për rezervat.
Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur kampanja e vaksinimit u ringjall pas disa muajve ngecjeje, me një rekord prej 1.5 milionë dozash të administruara vetëm të mërkurën, duke e çuar në afër 70 për qind numrin e qytetarëve të vaksinuar me të dyja dozat, dhe rreth 28 për qind shifrën e qytetarëve që kanë marrë edhe dozën përforcuese.
Aktualisht varianti Delta po përbën rreth 90 për qind të infektimeve në Gjermani. Gjithsesi, varianti Omicron është vënë re dhe pritet të prekë më shumë qytetarë.
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë
-
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë